Ditën e sotme pas reagimeve të klubit Partizani dhe tifozave "Guerrils" tashmë është radha e tifozëve të Flamurtarit për të reaguar për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në "Selman Stermasi". Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, tifogrupi " Flota kuqezi" të cilët janë shprehur:
Deklaratë për ç'ka ndodhi dije ne stadiumin 'Arena e gangsterave'
Flota Kuq e Zi i bën thirrje FSHF edhe çdo organi tjetër te merret çdo gjë përbaëz dhe drejtësia te vihet ne vend. Ne Vlorë, të gjitha tifozeritë janë mirëpritur edhe janë larguar po ashtu siç kanë ardhur. Nuk kemi qenë pjesë e dhunës qe prej vitit 2011 prej krijimit te grupimit tonë dhe kemi qenë ne që jemi larguar nga çdo akt dhune si për gjyqtaret si për tifozerine mike. Kërkojmë që ajo që ndodhi dje ne ndeshjen Partizani-FLAMURTARI të dënohet çdo aktor i asaj qe u be dje çdo 'gangster' laprake selvie dhe kombinati. Flamurtari nuk është vetëm Vlora është e vlonjatëve dhe Vlora nuk harron për ato gjëra qe i shkelin aty ku nuk i takon. Vetëm kundër gjithëve! Vetëm për të mposhtur gjithë ata qe na kanë inat.
FLAMURTAR I VLORES. Shihemi se shpejti.
