Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pas Lamçes dhe Zguros, cila është "goditja" e radhës e Luftëtarit në merkato?

Shkruar nga NEWSPORT
Pas Lamçes dhe Zguros, cila është "goditja" e

Luftëtari ka zyrtarizuar dy afrimet e para në këtë merkato dimri. Eri Lamçja që mbërriti nga Teuta dhe Vangjel Zguro nga Korabi u prezantuan para pak ditësh nga shefi i klubit gjirokastrit, Gentian Nora si futbollistët më të rinj të bluzinjve.

Por merkatoja e Luftëtarit nuk do të ndalet me kaq. Newsport.al mëson se gjirokastritët janë në kërkim të një portieri dhe janë disa emra në listën e dëshirave të merkatos.

Ndërkohë që për mesfushën, po lakohet prej disa ditësh emri i Enriko Papës, fantazisti i Tiranës, të cilit i skadon kontrata me bardheblutë dhe tashmë do të jetë një lojtar i lirë, gjithnjë nëse nuk do të rinovojë me 24 herë kampionët e vendit. Gjithsesi, për 23-vjeçarin kanë shprehur interes dhe dy-tre skuadra të tjera të Superligës dhe pritet që Papa të vendosë të ardhmen e tij brenda pak ditësh.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga