Prej 18 majit skuadrat e futbollit në Shqipëri kanë zbritur në fushë për stërvitje, ndërsa ende Qeveria shqiptare nuk ka dhënë "Ok-in" për rinisjen e garës në 3 qershor. Në këto kushte, nga FSHF nuk bëhet asgjë me dije, ndërsa klubet kanë planifikuar edhe testet miqësore, për të rigjetur formën pas 2 muajsh në izolim.
Klubi i Turbinës së Cërrikut që militon në Kategorinë e Parë, ka konfirmuar testin miqësor me Partizanin mesjavën që vjen, ndërsa ndeshja e programuar për nesër në orën 17:00 me Kukësin është shtyrë sepse sipas cërrikasve e diela është caktuar ditë pushimi, pa pasur mundësi lëvizjeje.
Teksa Qeveria, Misitria e Shëndetësisë apo FSHF nuk japin "bekimin" për këto miqësore, në dyshim është edhe ajo e programuar për të mërkurën mes Partizanit dhe Turbinës. "Demat e Kuq" ende nuk e kanë konfirmuar dicka të tillë.
Njoftimi i Turbinë-s:
