Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani thyen statistikat, Tirana më mirë në mbrojtje, Teuta "bie" javët e fundit (ANALIZA)

Shkruar nga NEWSPORT

Fundi sezonit erdhi dhe tani është momenti për të vrapuar. Dikush e bën për të fituar kampionatin, dikusht tjetër për të mos rënë një kategori më poshtë. Matematika për momentin nuk dënon asnjë, pra mund të shpresohet ende për suksese në të gjitha frontet. Për këtë arsye duhet të bëjmë një analizë të skuadrave që janë në gjëndje më të mirë dhe të atyre që po vuajnë disi.

Gjëja e sigurt është që ky sezon i gjatë dhe emocionues, ndryshe nga sezonet e tjera për sa i përket kalendarit shumë të ngjeshur, ka jetuar periudha të ndyshme. Për këtë arsye vendosëm të bëjmë analizën vetëm mbi 10 javët e fundit, pasi në historinë e ҫuditshme të këtij kampionati, në 10 javët e fundit skuadrat kanë qenë shumë pranë me pikë, në të gjitha zonat e klasifikimit. Me shumë mundësi, kjo është tabloja që do të shikojmë dhe në muajin e fundit të kampionatit.

Diferencën e bëjnë gjuajtjet në portë, ose më saktë mundësitë që skuadrat krijojnë dhe gjuajtje e tyre në portë bëhen vendimtare. Në këtë kontekst, duhet të bëjmë dallimin midis goditjeve në drejtim të portës dhe atyre që shkojnë në portë. Është një dallim shumë i rëndësishëm, si në fazën e sulmit ashtu edhe në atë të mbrojtjes: shpesh herë nuk merret në konsideratë fakti që shumë goditje devijohen ose ndalet sukseshëm; kjo gjë tregon qartë që kush godet nuk e bën në kushte të favorshme për të shënuar.

Në klasifikimin e goditjeve që skuadrat kanë bërë dhe atyre që kanë pësuar, në përgjithësi, Partizani ka goditur më shumë dhe Skënderbeu më pak; ndërsa Tirana është skuadra që ka pësuar më pak goditje dhe Apolonia ajo që ka pësuar më shumë. Ne grafikun e parë, skuadrat  e pozicionuara lart në të majtë, janë ato që godasin më pak dhe pësojnë më shumë goditje, ndërsa poshtë në të djathtë të grafikut pozicionohen ato që godasin më shumë dhe pësojnë më pak goditje.

Nësë do të analizojmë cilësinë e goditjeve, pra raportin midis numrit total të goditjeve dhe goditjeve në kuadrat, situata është si më poshtë:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga