Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI nuk "qan" për mungesat, GEGA gjen "kleçkën" për fitoren ndaj KAMZËS

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI nuk "qan" për mungesat, GEGA gjen

Lorenc Trashin e pezulluar për sfidën e javës së 20-ë në kampionat pritet ta zëvendësojë 34-vjeçari Reinaldo Kalari. Duke parë mungesat e mbrojtësit të majtë dhe mesfushorit Ardit Hilës, të kuqtë mund të projektojnë një formacion të anti-Kamzë me dy ndryshime thelbësore: inkuadrimin e Kalarit në krahun e majt të repartit të mbrojtjes dhe pozicionimin e ganezit Emanuel Mensah në vijën e sulmit.

Kryesuesit e kampionatit duan të mos i lënë asnjë gjë fatit duke marrë të gjitha masat për të sigruar fitoren e dytë për vitin 2019 në Kategorinë Superiore. 15-herë kampionët e Shqipërisë kanë në favor dhe faktorin psikologjik pas shkëputjes nga Kukësi me 5 pikë diferencë në renditje dhe Kamzën e cila mund të humbasë shërbimet e Hektor Idrizajt, i cili pritet t'i bashkohet ekipit të Gegës në orët e ardhshme dhe mungesën e sulmuesit David Izazola, Kamza rrezikon të pësojë një tjetër humbje therëse ndaj kryeqytetasve, pas shkatërrimit fundjavën e kaluar ndaj Tiranës 4-1.

Dy skuadrat do të përballen ditën e diel në fushën e Kamzës në orën 14:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga