
Mario Fontanella doli në skenë në fillim të gushtit si një ndër përforcimet e mundshme të Partizanit. Madje ai u tha që kalimi i tij tek të kuqtë, ishte çështje e mbyllur. Por kjo nuk ndodhi pasi drejtuesit e kryeqytetasve nuk patën bisedime me të. Tashmë ai është ritkthyer edhe një herë në skenë, ku mediat italiane shkruajnë që të kuqtë janë përsëri të interesuar për sulmuesin e kampionatit së Maltës.
Megjithatë mes palëve nuk ka ndonjë akord paraprak. Duhet thënë që Fontanella njihet mirë nga stafi teknik i Partizanit, pasi më parë ai ka qenë pjesë e Napolit ku kanë punuar trajneri Sormani, Xhanoti dhe Mazela.
Poll