
Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë të turit të parë kundër Saburtalos. Skuadra e kuqe do të niset nesër në mëngjes drejt Gjeorgjisë, teksa do të zhvendoset në Tbilis për t'u përballur me ekipin gjeorgjian.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar dhe disa fotove, klubi i Partizanit bën me dije fundin e përgatitjeve. Atmosfera në skuadër duket pozitive, ndërsa interesi është i madh për të mësuar rezultatin përfundimtar të të kuqve. Në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare thuhej:
"EKIPI MBYLL PËRGATITJET
Skuadra ka mbyllur përgatitjet në kryeqytet në prag të takimit të parë ndaj Saburtalo, i vlefshëm për turin e parë të Europa Conference League. Mëngjesin e së mërkurës ekipi do të udhëtojë drejt Tbilisit. Sfida e parë Saburtalo - Partizani do të luhet ditën e enjte në stadiumin "Tengiz Burjanadze” të Gori në 18:00 ora )"