
Partizani ka mbyllur minifazën përgatitore në Turqi dhe tashmë skuadra do të rikhehet në Shqipëri. Është vet klubi që në sajtin e tyre zyrtare njoftojnë për mbylljen e minifazës përgatitore në Antalia dhe rikthimin e tyre në Shqipëri. Skuadra i ka dhënë fund sot minifazës përgatitore të zhvilluar në Antalia. Trajneri Skënder Gega dhe stafi teknik kanë zhvilluar sot paradite edhe seancën e fundit stërvitore dhe pasdreke ekipi ka udhëtuar drejtuar Shqipërisë.
Përgjatë 13 ditëve në tokën turke të kuqtë kanë zhvilluar një program të ngjeshur stërvitor me dy seanca në ditë, fale edhe kushteve optimale që ofroi rezidenca "Miracle Resort". Në Antalia, trajneri Gega pati mundësi të testonte ekipin edhe në tre takime miqësore ndaj skuadrave turke Sivasspor, Antaliaspor dhe kroatëve të Dinamo Zagreb. Kastrioti do të jetë ballafaqimi i parë zyrtar për vitin 2019, takim i vlefshëm për turin e dytë të kupës së Shqipërisë , ndërkohë që në startin e fazës së tretë të kategorisë superiore, të kuqtë do të udhëtojnë drejt Korçës për tu përballur me Skënderbeun në datë 25 janar.