Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot 2 ndeshjet e mbetura të javës së 14-të. Në Pezë-Helmës, Partizani B pret Erzenin në 13:30, me ndeshjen që vjen drejtpërdrejt në Rtsh Sport. Humbja me Burrelin javën e shkuar ka bërë që të kuqtë të jenë në pozita jo komod.
Trajneri Dritan Mehmeti kërkon pikët e plota në shtëpi, për të mos rrezikuar qëndrimin në këtë Kategori. Pas 13 ndeshjeve, Partizani B mban vendin e parafundit me 10 pikë, aq sa Veleçiku I vendit të fundit. Erzeni ka 15 pikë për vendin e 4.

Poll