
Teuta ndalet, Partizani mposhtet dhe Tirana fiton. Kjo ishte ajo që pamë sot në Kategorinë Superiore. Rreth këtyre sfidave dhe disa tema të tjera ka folur trajneri Klevis Dalipi ,i cili për Sport News në News 24 u shpreh:
"Skënderbeu bëri shumë mirë në këtë ndeshje. I mbylli të gjitha hapësirat e Partizanit. Kishte ardhur për të marrë pikë. Faji mbetet te Partizani, sepse ata thuajse nuk ishin në fushë.
Akoma pres me padurim të shikojmë Ferhan Hasanin, me të cilin nuk e di se çfarë po ndodh. Ata që janë brenda ekipit e njohin mirë formën e lojtarëve. Mesa di unë, 2-3 lojtarë kanë patur probleme fizike. Pashë një Partizan që edhe pse pësoi, nuk reagoi. Mund të ketë formën e duhur, por pse nuk aktivizohet? Partizani duhej të reagonte.
Në javën e ardhshme presin derbin. Me ecuri pozitive do të ishin më të karikuar. Trajneri mund ta ulë dozën e nervozizmit. Ata e dinin shumë mirë, që Skënderbeu ka bërë mirë edhe ndeshjen me Vllazninë. Partizani nuk e kishte luksin të bënte nënvlerësim, sepse janë pikë që do t'i vuaj" - tha ai.