Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani grumbullohet para Vllaznisë, edhe një seancë stërvitore për të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani grumbullohet para Vllaznisë, edhe një seancë

Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore të planifikuar nga stafi teknik. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka bërë me dije që skuadra është grumbulluar para ndeshjes me Vllazninë, në hotel "Europa Park".

Ndërkohë ditën e nesërme do të kryhet seanca e fundit përgatitore, për të pritur më pas ndeshjen me Vllazninë që do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi".

" Skuadra ka vijuar normalisht përgatitjeve në prag të takimit ndaj Vllaznisë, i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Në orën 14:00 grupi ka kryer edhe seancën e radhës në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Nën drejtimin e trainerit Starova lojtarët kanë vijuar normalisht programin stërvitor. Nga sot skuadra është grumbulluar në rezidencën e saj Hotel "Vila Park " . Përgatitjet do të vijojnë nesër me seancën e radhës stërvitore në të njëjtën orë", shkruhet në njoftimin e Partizanit në facebook.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga