Partizani është duke zhvilluar një mini-fazë përgatitore në Turqi, për pjesën e dytë të kampionatit shqiptar. Në këtë fazë nuk do të ketë vetëm stërvitje, por edhe ndeshje miqësore.
Me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social "Facebook", klubi ka zyrtarizuar një miqësore të fortë me Dinamon e Zagrebit. Kjo është skuadra që ka një rivalitet të madh me Lokomotivën e Zagrebit, ku luan dhe Myrto Uzuni.
Ndeshja do të zhvillohet, ditën e hënë , 14 janar, në Antalya, në orën 17:00 me orën e Turqisë dhe në orën 16:00, në Shqipëri.
Poll