
Kategoria e Dytë do të zhvillojë sot javën e 16 për grupin A. Pas derbit të javës së shkuar, Partizani dhe Tirana do të zbresin në fushë me kundërshtarët respektivë. Në keyeqytet, Partizani B do të presë Vorën kryesuese ndërsa Tirana B udhëton drejt Librazhdit në përballje me Sopotin.
Klosi pret Gramshin, ndërsa Ada e Velipojës luan në transfertë me Mirditën. Luzi 2008 pret Vllazninë B. Katër duele do të zhvillohen në orën 14:00, ndërsa Mirdita - Ada në orën 14:30. Renditja e kësaj kategorie kryesohet nga Vora me 36 pikë, ndjekur nga Luzi me 34 e Sopoti me 29. Partizani B mban vendin e 5 me 26 pikë, Tirana B atë të shtatë me 18 pikë dhe Vllaznia B postin e 10 me 11 pikë.
Poll