Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Palët patën debate", pas vijimit të BOJKOTIT Liga Profesioniste del me deklaratë (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
"Palët patën debate", pas vijimit të BOJKOTIT Liga

Liga Profesioniste e Futbollit dhe përfaqësuesi I Qeverisë Fidel Ylli, janë takuar paraditen e sotme teksa të pranishëm kanë qenë anëtarët e Ligës dhe kreu I FSHF-së.

Në përfundim u vendos që bojkoti I futbollit do të vijojë, ndërsa Liga njofton se do t'I dërgohen kërkesat e riformatuara kryeministrit Rama, si kërkesë e këtij të fundit. Pas mbledhjes Liga doli me disa vendime, teksa do të ketë heshtje për mediet.

Njoftimi I plotë:

Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e saj, ku u diskutua për vijimin e bojktotit të kampionatit dhe katër kërkesat e drejtuara qeverisë. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Ligës, Edvin Libohova.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 10 përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore. Në këtë takim të programuar, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkaq, mbledhjes iu bashkua edhe deputeti i PS-së, Fidel Ylli, i cili është caktuar nga Kryeministri si negociator mes klubeve dhe qeverisë.

Pas diskutimeve dhe debateve që patën palët në tryezë, deputeti Ylli i kërkoi që Ligës Profesioniste të Futbollit që të përgatisë një relacion shpjegues, ku të argumentojë një për një në detaje të katërta kërkesat e klubeve dhe propozimet se si duhet të bëhen ndryshimet ligjore.

Ai garantoi që ky relacion do t'i dërgohet zyrës së Kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet sa me shpejt dhe që kërkesat të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ai premtoi se kjo i hap rrugë takimit të përfaqësuesve të Ligës me Kryeministrin.

Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit dolën me këto vendime:

1. Bojkoti i kampionatit është i panegociueshëm.

2. Përgatitja dhe dërgimi sa më shpejt i relacionit të detajuar për 4 kërkesat e klubeve drejtuar qeverisë (sot).

3. Heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga