
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për për padinë që ka depozituar ndaj deputeti socialist Erion Braçe.
I ftuar këtë mëngjes në emisionin "Wake Up', Duka u shpreh se iniciativën për padinë e kishte marrë teksa dëgjoi kryeministrin për çështjen e shpifjeve.
"Më thonin pse nuk i përgjigjesh, por nuk kam kohë për Erjon Braçen. Nuk merrem me njerëz që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veçse të flasin. Vendosa të angazhoj njerëzit e duhur për ta ndjekur në mënyrë ligjore këtë çështje. Njerëzit duhet të jenë etikë ndaj atyre që kritikojnë. Nuk e kisha menduar këtë padinë, por dëgjova kryeministrin për këtë punën e shpifjeve dhe thashë ta provoj", u shpreh Duka.
Poll