Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Orges Shehi gëzon tifozët e Skënderbeut para Partizanit: Jemi pranë një lojtari

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi gëzon tifozët e Skënderbeut para Partizanit: Jemi

Skënderbeu do të luaj ndeshjen e parë për këtë vit ndaj Besëlidhjes ditën nesërme në orën 14:00  të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në një prononcim për "RTSH Sport" trajneri Orges Shehi flet për ndeshjen e Kupës, sfidën ndaj Partizanit që sipas tij është kthyer në një "derbi" si dhe për merkaton ku korçarët janë pranë një tjetër lojtari.

Rifillimi i sezonit? "Është e vërtetë që fillon edicioni për këtë vit, fillon gjysma e kampionatit që sapo kemi lënë pas vitin e shkuar. Fillojmë me një ndeshje Kupe dhe duhet respektuar maksimalisht që të marrin një rezultat të favorshëm, që do të na çojë të qetë në ndeshjen e dytë".

Objektivat? "Pavarësisht kampionatit, nuk duhet të lëmë pas Kupën, pasi jemi ne mbajtësit e saj. Duhet të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë këtë trofe.

Merkato? "Po vuajmë shumë mungesa, por jemi aktivë në merkato, pasi nuk e kemi mbyllur ende. Jemi shumë pranë një lojtari dhe jam i bindur se do të realizohet ky transferim. Na duhet një mesfushor dhe besoj se do të vijë, por le të presim dhe ca ditë që ta zyrtarizojmë.

Ndeshja ndaj Partizanin? "Padiskutim që është ndeshje me rëndësi për ne, ka qenë një farë derbi mes nesh dhe Partizani. Por duhet të kalojmë ndeshjen e Kupës njëherë, pastaj të mendojmë për Partizanin".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga