Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Oreksi vjen duke ngrënë", Edi MARTINI: Të dielën me Partizanin vendosim kampionatin

Shkruar nga NEWSPORT
"Oreksi vjen duke ngrënë", Edi MARTINI: Të dielën

Është mbyllur 2-1 për vendasit ndeshja mes Teutës dhe Kukësit. Të besuarit e Martinit kanë përmbysur verilindorët, duke kaluar në finalene  Kupës së Shqipërisë, aty ku I pret Tirana. Kukësi nuk ia ka dalë që të mbajë rezultatin, pasi ishte Rroca që kaloi në avantazh të tijtë.

Ka qenë Kapllnai që ka barazuar shifrat disa sekonda pasi ka hyrë në fushë, ndërsa në të 83 minutë mbrojtësi Hoxha I ka dhënë finalen durrsakëve. Ndeshja në "Niko Dovana" ka qenë e luftuar, me vendasit që marrin hak për humbjen 3-0 të disa ditëve më parë në kampionat. Në 2 gusht në "Air Albania" do të zhvillohet finalja mes Tiranës dhe Teutës për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Pas ndeshjes, për Gol pas Goli ka folur trajneri I Teutës, Edi Martini:

"Komplimente për lojtarët. Kemi bërë një sezon të mrekullueshëm. Nuk di si t'I falenderoj. Lojtarët e mij janë heronjtë e kësaj mbrëmjeje. Kjo ishte një ndeshje tjetër, ndeshja që humbën 3-0 ishte diçka ndryshe. Ndeshjet e Kupës kanë specifikë tjetër. Kukësi ka lojtarë driblues por ne kemi grintë dhe jemi një familje e madhe", tha fillimisht Martini.

Kapllani? Është një lojtar me të ardhme. Po humbisnim dhe rrezikuam gjithçka për gjithçka dhe në fund ia dolëm duke besuar. Është një lojtar me të ardhme, fizikisht mirë. Stërvitja është e lehtë sepse ngarkesa është e madhe. Ndeshjen e parë u mposhtëm por sot u çuam në këmbë.

Oreksi vjen duke ngrënë dhe ne duam të shënojmë emrin këtu, duke fituar trofe. Sa I takon Europës ne do shkojmë përpara se të vijë verdikti I Kupës. Të diel kemi ndeshjen me Partizanin dhe do e vendosim kampionatin.

Ju mungoi shpejtësia në sulm? Ne donim me Çyrbjan që të sulmonim. Me shpejtësinë e Çyrbjes dhe të Grudës donim të shtynim përpara, goli I tyre nap rishi planet por në fund ia dolëm. Çyrbja është lojtar I rëndësishëm".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga