
Vllaznia ka vendosur që të mos ketë largime të rëndësishme nga skuadra gjatë merkatos së janarit. Drejtuesit e klubit shkodran kanë si objektivi titullin kampion këtë sezon e për këtë arsye synojnë që të mos prishin ekipin dhe kanë vendosur që Dunga dhe Ardit Hoxhaj të mos largohen.
Sulmuesi kenian kishte ofertë nga Sagan Tosu në Japoni, por shifra prej 90 mijë eurosh nuk ka bindur aspak Vllazninë që ka bllokuar largimin e tij.
E njëjta situatë edhe për golashënuesin e Vllaznisë dhe kampionatit shqiptar, Ardit Hoxhaj.
Vlonjati për bën një sezon spektakolar dhe ka marrë oferta nga Turqi, ndërsa drejtuesit shkodranët ka vendosur sërish që edhe Hoxhaj të mos largohet duke parë që oferta nuk ka qenë në lartësinë që klubi kërkon.
Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhi deri në fund të merkatos pasi klubet e interesuar mund edhe të rrisin ofertat e tyre.