Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Objektivi jonë është Europa", Jashanica flet për ndeshjen ndaj Laçit dhe të ardhmen: Në Korçë nuk duhet të lëmë asnjë pikë, shpresoj të kem fat në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
"Objektivi jonë është Europa", Jashanica flet për

Bajram Jashanica është një nga lojtarët kryesor të Skënderbeut. Me rikthimin e tij në fushë pas dy vitesh pezullim nga UEFA, korçarët janë forcuar akoma edhe më shumë në repartin e mbrojtjes. Në një prononcim për "RTSH Sport", kapiteni Jashanica u shpreh se objektivi i Skënderbeut është Europa e gjithashtu foli dhe për të ardhmen e tij.

"Ndeshjet e Kupës janë me dy takime dhe e dimë që kemi një grup të mirë lojtarësh, por duhet ta analizojmë humbjen ndaj Bylisit. Duhet të mësojmë nga gabimet që mos t'i përsërisim ato gabime në ndeshjen e kthimit. Edhe pauza ka ndikuar pasi kemi pasur pak kohë në dispozicion për stërvitje, por do t'i marrim ndeshjen me radh pasi kemi edhe një kontigjent të mirë lojtarësh e trajneri do të bëjë lëvizjet e tij në formacion.

Objektivi jonë është gjithmonë për zonën e Europës dhe ndeshja e radhës ndaj Laçit duhet ta marrim seriozisht. Këtu në shtëpinë tonë nuk duhet të lëmë asnjë pikë pasi këtu jemi më të fortë dhe duhet të japim maksimumin".

E ardhmja? "Mendjen e kam te Skënderbeut tani për tani dhe duhet të luaj ndeshjet që kanë mbetur. Çfarë të sjelli merkato është fat e shpresoj për mirë pasi deri tani nuk kam pasur fat fare. Shpresoj që në një të ardhmen të afërtë, por së pari të jemi mirë e të marrim rezultate pozitive me skuadrën", u shpreh Jashanica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga