
Tirana u shpall kampione e Shqipërisë në sezonin që lamë pas, duke e merituar titullin dhe duke dominuar në Superiore. Gjatë verës, bardheblutë do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Champions League dhe stafi ka nisur punën për të përforcuar skuadrën.
Përveç rinovimeve dhe mbajtjes së grupit, te Tirana po punohet edhe për përforcime. Trajneri Orges Shehi po kërkon dy lojtarë për në repartin e sulmit dhe kryesisht, po studion tregun e Superiores dhe atë të Kosovës.
Trajneri i bardhebluve synon një sulmues të djathtë e një qëndror, që të krijojë një skuadër tepër të fortë e me rivalitet në ekip. Gjithashtu, mësohet se Tirana shumë shpejt mund të zyrtarizojë firmën me një mesfushor të ri qendre dhe emri më i përfolur, është ai i Gjelbrim Taipit.