
Situatë e nderë te Korabi. Ditën e sotme, lojtarët e skuadrës dibrane kanë bojkotuar seancat stërvitore, pasi kërkojnë të paguhen për muajt e fundit.
Futbollistët e Korabit nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje duke e bojkotuar atë.
Nuk dihet ende nëse lojtarët e skuadrës dibrane do të ndalen vetëm me bojkotin e sotëm apo do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim të mos dalin në stërvitje, ndërsa këtë veprim e shohin si një mjet për të vendosur në lëvizje drejtuesit e klubit për t'iu paguar rrogat e prapambetura.
Korabi do të luajë kundër Tiranës për kampionat, ndërsa nuk dihet ende nëse do të dalin ose jo në fushë për këtë takim, ndonëse ende nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga drejtuesit e klubit dhe as ndonjë informacion zyrtar për një gjë të tillë.