Besëlidhja nuk ndalet këtë merkato teksa deri tani ka zyrtarizuar plot gjashtë afrime në tregun e janarit. Së fundmi, në ekip u shtuan edhe dy sulmuesit, Rocha e Stafa ndërsa mësohet se lezhianët janë pranë firmës edhe me një lojtar të Superiores.
“Kategoriaepare_official” raporton se Besëlidhja është pranë firmës me Danilo Gecaj të Erzenit, i cili ishte i huazur te Teuta por tashmë do të vijojë pjesën tjetër të sezonit në Lezhë. Gecaj është 22 vjec dhe luan si mesfushor ndërsa për Kategorinë e Parë është i njohur teksa ka luajtur për shiajkasit përpara se të ngjiteshin në elitë.
