
Partizani mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Kastriotit në "Air Albania". Të kuqtë e nisën keq ndeshjen dukë pësuar gol, por më pas reaguan duke shënuar 3 herë me Hakajn, Stenio Junior dhe Asanin. Në fund të takimit për "Gol pas Goli", trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh:
Fitorja e dytë radhazi në kampionat? "Më gëzon fakti që morëm 3 pikëshin dhe vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Po të bëj një krahasim me ndeshjen e javës së kaluar, kemi pasur disa probleme. Nuk është faji i lojtarëve që disa dalin nga detyrat dhe kjo është përgjegjësia ime. Na kënaq fitorja, por duhet të bindim pasi këto ndeshjet e fundit nuk është mirë t'I nisësh me disavantazh. Do të bëjmë analizë për të parë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë jo".
Golat? "Ajo që është e veçantë është se shënuan dy nga sulmuesit tanë, qoftë Stenio, qoftë Asani. Dua të komplimentoj edhe Hakajn për golin e shënuar pasi bëri një goditje të shpejtë që rrallë I bën. E dinim që Kastrioti do të luante kështu me dy mënyrë, ne kishim punuar. Lojtarët janë të motivuar pasi e dinë që është fundi, por mendoj se ishte mungesë përqendrimi".
Titulli dhe irritimi i Çinarit? "Nuk është farë e pranueshme ai reagim i Çinarit. Pas ndeshjes nuk i kam takuar lojtarët pasi jam futur në zyrat e trajnerit. Nuk I takon as Çinarit dhe asnjë lojtari të Partizanit që edhe në fitore edhe në disavantazh që ta lëri ekipin me 10 veta".
Melo? "Ka pasur një dëmtim në stërvitjen e djeshme. Presim përgjigje pasi ka bërë analiza, por neve duhet të jemi dhe ia kemi kërkuar me forcë që lojtarët që nuk aktivizohen duhet të komplimentojnë ata që janë fushë pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivat për të qenë aty ku na takon të jemi".
Nuk e mendonim që ne të ishim në vend të parë në fillim të kampionatit. Përtej meritës së Kastriotit, te topat diagonal është mos përqendrim. Kërkuam pjesën e dytë të mos luanim me topa të gjatë pasi Kastrioti po mbrohej shumë dhe topat e gjatë nuk janë efektiv. Na ndihmoi futja e Kotes dhe Ferhan Hasanit, por edhe goli i Hakajt që na dha një qetësi. Me golin e Stenios kishim edhe qetësi për të administruar ndeshjen".