
Disa ditë më parë në media u raportuar se do të prishej stadium I Kamzës. Disa banorë protestuan në stadium kundër prishjes së këtij impanit dhe ndërtimit të një parkingu. Kryetari i Bashkisë, Rakip Suli në një intervistë për “ABC Neës”, u shpreh se nuk e kanë menduar një gjë të tillë, por siç duket ai nuk ka dijeni për stadiumin. Në fjalën e tij ai thotë se stadiumi nuk i plotëson kushtet për të zhvilluar një ndeshje, por harron që disa muaj më parë Kukësi zhvillonte ndeshjet e Kategorisë Superiore.
Për të zhvilluar një ndeshje të tillë një stadium duhet të plotësojë të gjitha kriteret dhe i Kamzës i plotëson të gjitha përderisa FSHF-ja lejon ndeshje të Superligës. Kryetari Rakip Suli edhe pse në shprehet se nuk e ka menduar prishjen, thekson se mund të gjejnë një ambient tjetër për të ndërtuar një stadium të ri duke lënë sërish të hapur mundësinë për prishjen e këtij stadiumi.
“Që të jemi të qartë, deri tani që flasim, nuk kemi pasur asnjë ide për marrjen e një vendimi për prishjen e stadiumi të Kamzës. Dihet që Kamza nuk e vazhdon aktivitetin. Ne mund të gjejmë ambient tjetër për të ndërtuar stadium tjetër, me të gjithë parametrat që duhet. Gjithsesi, për të vajtur te kjo pjesë, së pari ka një faturë ekonomikë.
Duhet edhe një projekt, pastaj duhet bërë dëgjesë publike me qytetarët. Unë jam kryetar bashkie, nuk jam pronar. Sa i takon investimeve të mëdha që bëhen në territorin e Bashkisë Kamzë, do vendoset me dëgjesa publike, pa shkuar në Këshill Bashkiak. Kjo jo vetëm për stadiumin”, tha fillimisht Suli.
Rikonstruktimit të stadiumit aktual? “Nëse do kemi mundësi, kur të gjendet prona dhe paratë, atëherë mund të flasim. Normal me një stadium me parametrat e duhur, pasi sot që flasim stadiumi nuk është se ka kushtet e domosdoshme për të bërë aktivitetet. Do merremi edhe me skuadrën”.
“Jo vetëm do kërkojmë mbështetjen e Federatës, por edhe një ide, mbi parametrat, kushtet, nëse do të vendoset për një stadium tjetër. Ata kane specialistë që kanë ide më të qarta. Federata është në plan të parë, nëse vendosim zhvendosjen e këtij stadiumi nga qendra e Kamzës”, përfundon Suli.