Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Nuk e kam parë kurrë skuadrën si sot", Egbo flet për humbjen ndaj verilindorëve: Ngjarjet e fundit kanë ndikuar në psikologjinë e lojtarëve, ja çfarë nuk shkoi ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e kam parë kurrë skuadrën si sot", Egbo flet

Tirana u mposht 1-2 nga Kukësi në takimin që u zhvillua në Selman Stërmasi.  Kuksianët realizuan dy herë me Cooper dhe Ethemi, ndërkohë që për bardheblutë shënoi Ngoo. Pas ndeshjes ka folur trajenri i Tiranës, Emmanuel Egbo, i cili për "Supersport"  nuk e bën dramatike disfatën.

"Nuk kemi qenë në lojën tonë më të mirë, po të kishim shfrytëzuar raste rezultati ishte ndryshe. Për herë të parë e kam parë skuadrën ndryshe si sot dhe gjërat negative e ditët e fundit kanë ndikuar. E nisëm ndeshjen mirë dhe u thashë lojtarëve që rastet për ne do të vijnë dhe po shënonim të parët do të ishte ndryshe.

Derbi? Do të shikojmë çfarë do të bëjmë për të rritur entuziazmin pasi jemi 6 pikë dhe në vend të parë e jemi në rrugën e duhur. Duhet të jemi me një psikologji tjetër dhe të karikojmë njëri-tjetrin që në fund të dalim kampion.

Mediat dhe njërëzit kanë thënë që e kemi fituar titullin, ndërsa unë kam thënë që llogaritë do t'I bëjmë në fund për të mbajtur skuadrën me këmbë në tokë. Duhet të luftojmë deri në fund dhe këtë u kam thënë edhe lojtarëve pasi jemi ne që do të çojmë në fund këtë kampionat.

Ndeshja ndaj Bylisit nuk ka ndikuar shumë pasi sot nuk do të kishim raste për shënim. Kemi arritur të krijojmë disa raste edhe pse nuk ishim në ditët tonë më të mirë.

I ndëshkon zoti padrejtësit? A je ti besimtar. Ne nuk jemi zoti dhe ecim pas tij. Njerëzit mund të flasin, por asnjë nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndeshja me Ballshin e kishim menduar të linim disa lojtarë pushim për këtë ndeshje ndaj Kukësit, plus edhe vapa ka bërë punën e saj".

Formacioni sot? "Kemi ndryshuar titullarët pasi kemi pasur mungesa. Po të kishim një mbrojtës të djathtë tjetër nuk do ndryshoja mbrojtjen. Kërçiku dhe Imami janë larguar vetë nuk I ka shitur klubi. Kërçiku është rritur te Tirana, por I ka largimin presidentit Halili, por ju e shikoni vetë nëse ai ka luajtur te Partizani apo jo.

E meritoi Kukësi fitoren? Mendoj se deri diku e kanë meritur fitoren sepse me golin e dytë u vulos gjithçka. Nëse nuk do të ishte shënuar goli u dytë ndeshja mund të mbyllet barazim. Ne kemi fituar me skuadrat e tjera, ndërsa Kukësi ka humbur disa prej tyre. Ata karikohen më shumë ndaj Tiranës, ndryshe nga ne që karikohemi me të gjithë. Ata mund të fitojnë 4 ndeshje dhe ne të dalim kampion, por kjo nuk do të thotë që nuk e meritojmë titullin".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga