
Vllaznia arriti të merrte fitoren e radhës në kampionat. Shkodranët mposhtë 0-1 Kukësi në "Elbasan Arena", falë golit të Arlind Kalajas. Në fund të ndeshjes për "Gol pas Goli", trajneri i skuadrës shkodrane, Thomas Brdariç u shpreh:
"Dua t'i përgëzoj të gjithë lojtarët. Sa më shumë ndeshje kalojnë aq më shumë vështirësohen situata. Duhet të jemi të përulur dhe të vazhdojmë kështu. Sot nuk bëmë çdo gjë përfekte, por arritëm të fitonim edhe pse rezultati 1-0 është gjithëmon i rrezikshëm.
E nisëm pak ngaldal ndeshjen dhe nuk bëmë lojën tonë. Në pjesën e dytë dolëm në lojën tonë dhe gjetëm golin, jam i kënaqur që fituam e gjithashtu e gjithë skuadra është e kënaqur me këtë rezultat".
Çfarë ndryshuat nga ndeshja e parë? "Kukësi është një skuadër me lojtarë të mirë. Nuk kanë marrë rezultate të mira dhe nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë. E kishim analizuar ndeshjen dhe Kukësi është gjithmonë gati të shënojë e këtë e tregoi në Laç. Në këtë ndeshje bëmë më mirë se në sfidën e parë e për këtë jam i lumtur pasi dolëm me 3 pikë.
Folëm me lojtarët në pjesën e parë dhe e analizuam 45 minutat e para. E kuptuam ku ishin problemet e kundërshtarit dhe kjo ishte rruga për të arritur te suksesi".
Objektivi titull që e shmangi? "Janë luajtur 14 javë dhe ka 22 të tilla. Është shpejt për të folur për titull. Tifozët ëndërrojnë dhe ne i lëmë të ëndërrojmë për titull. Duam të sulmojmë dhe kjo na kënaq më shumë në fushën e lojës".