
Ditën e sotme është luajtur sfida midis Parmës dhe Frosinones e vlefshme për raundin e të 1/16 në Kupën e Italisë. Ekipi i Parmës ka triumfuar në sfidën e sotme me rezultatin 2-1, fal golave të Sligardi 20' dhe Hernani 92'. Ndërsa Frosinone barazoi rezultatin përkohësisht me Trotta në minutën e 71'. Tashmë Parma ka vazhduar rrugën në Kupën e Italisë, teksa do të ndeshet në çerekfinale me Romën në kryeqytet.
Në sfidën e sotme nga minuta e parë është aktivizuar dhe mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku. Edhe pse pësuan një gol dhe u kualifikuan me vështirësi, Dermaku është vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane teksa ka marrë notën 6.
"Në topat e lartë komandon gjithë qendër mbrojtjen. Është njëriu i cili ndodhet aty për të shpëtuar në momentin e goli", shkruan CM për Dermakun.