Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Njihuni me blerjen e bujshme të Partizanit, që "çmendi" Superligën

Shkruar nga NEWSPORT
Njihuni me blerjen e bujshme të Partizanit, që

Marko Cetkoviç ka lindur në 10-të korrik të vitit 1986 në Podgoricë. Ai ka qenë dhe më parë pjesë e Superligës shqiptare, pasi ka luajtur për 2 vjet me Laçin, nga viti 2014-të deri në vitin 2016-të, për tu transferuar më pas te ekipi i Sarajvës në Bosnje Hercegovinë.

Gjatë periudhës  2014-2016,  Cetkoviç ka qenë një ndër më të mirët te Laçi, pasi u bë lojtari kryesor i ekipit, i cili udhëhoqi grupin për 2 vjet. Gjatë periudhës 2015-2016, ndenji për më shumë se tre muaj mbeti jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi, i cili u desh të bëhej operacion.

Pas rikuperimit, ka qenë pjesë e Laçit deri në qershor të vitit 2016-të për tu larguar më pas në Bosnje Hercegovinë.

Prej Sarajvës, 30-vjeçari është bërë sërish pjesë e Supeligës, duke firmosur me Partizanin. Për fantazistin ka pasur ofertë nga ekipe të Superligës që nga momenti që ai vendosi të largohej nga Laçi në qershor të 2016-tës, por ai ka zgjedhur të largohet drejt Sarajevës.

Për të oferta janë bërë nga Skënderbeu dhe Partizani pas largimit nga Laçi, por Marko Cetkoviç kërkoi të provonte një tjetër eksperiencë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga