
Ardit Krymi ka regjistruar ndeshjen numër 200 me fanellën e Vllaznisë. Mesfushori 25 vjeçar i ka qëndruar besnik ngjyrave të zemrës, duke mos lëvizur asnjëherë nga vendlindja. Krymi prej 2013 ka qenë pjesë e moshave U-17, për t'u bashkuar në 2015 me ekipin e parë.
Prej gjashtë vitesh tanimë, Krymi zhvillon ndeshje me Vllazninë, duke qenë pika kyçe e mesfushës. Shkodrani mban edhe rekordin me 200 ndeshje për klubin, ndërsa me këtë formë duket se do bëhet ndër "veteranët" e kuqebluve.
Edhe pse kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit që vjen, gjasat janë që ajo të rinovohet me konsensus nga dy palët. 200 ndeshje me Vllazninë, Krymi i festoi me tri pikë në fitoren 6-3 me Dinamon.
Poll