Keq të kesh, e tmerrshme të mos kesh. Kjo është shprehja që mund t’i përshtatet repartit të majtë të mesfushës së Partizanit. Trajneri Skënder Gega mund të ndihet mjaft komod, njëkohësisht edhe shumë në hall për lojtarin që do të duhet të përdorë në këtë pozicion për fazën e tretë të Superiores. Kuotat sigurisht që i fiton Esat Mala me performancën e treguar në dy fazat e para.
Megjithatë me dy futbollistë të tjerë si Fatjon Jusufi apo edhe me Luka Kardozon e rikthyer, ky repart do të jetë më i konkuruari për një vend titullari. Ende s’është parë në fushë Jusufi, ndërkohë që brazilianit Kardozo të gjithë ia njohin cilësitë e mrekullueshme tekniko-taktike. Tre fubollistë për një vend titullari. Ç’do të bëjë trajneri i Partizanit? /Newsport.al/