
Një pjesë e lojtarëve që ngjitën Erzenin në Superiore kanë njoftuar sot fundin e bashkëpunimit. Pas Albi Xhebrahimit, Dritmir Bicit dhe Ersil Ymerit, së fundmi është Xhuljo Mehmeti që ka njoftuar “divorcin” përmes rrjeteve sociale.
Ashtu si të tjerët dhe Mehmeti e ka mbyllur me falenderime në drejtim të tifozërisë, stadit dhe drejtuesve. Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e 28-vjeçarit.
“Nga sot nuk jam më pjesë e Erzenit! Zgjodha këtë foto për grupin dhe djemtë e mrekullueshëm që njoha. Falenderoj drejtuesit, stafin dhe tifozërinë e zjarrtë shijakase”, shkruan Xhulio Mehmeti përmes rrjeteve sociale.
Poll