
Kukësi arriti të merrte një fitore të thellë 4-0 ndaj Teutës. Një nga lojtarët më të mirë të këtij takimi ishte kapiteni Besari Musolli. Në fund të ndeshjes për "Supersport", Musolli u shpreh se kjo është fytyra e vërtetë e Kukësit pasi skuadra është e plotë.
"Për momentin ishte një goditje e fortë dhe këmba është e enjtur pak, por shpresoj të mos kem asgjë serioze. Në ndeshjet e fundit, kjo është fytyra e vërtetë e jona pasi ekipi ka qenë I plotë dhe ka shumë konkurrencë në skuadër.
Ne I trembemi të gjitha skuadrave pasi nuk ka kundërshtar të lehtë në këtë kampionat. Duhet t'I marrim të gjitha ndeshjet një e nga një pasi kemi lënë pikë me skuadrat mesatare.
Ne jemi bërë si brenda dhe jashtë ne nuk kemi një shtëpi tonë pasi na duket sikur luajmë gjithmonë jashtë. Edhe pse luajmë shpesh këtu, prap na duket sikur luajmë jashtë fushe.
Ishte diçka e bukur për futbollin shqiptar derbin e djeshëm dhe normal që në fund u gëzuam. Ishte një atmsoferë mjaft e bukur sesi u zhvillua ndeshja. Për ne mesfushorët është e lehtë kur kemi përpara 3 lojtarë të tillë dhe shumë të shpejt".