Vllaznia do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë çerekfinale të Kupës ndaj Teutës në “Loro Boriçi. Skuadra ka kryer sot stërvitjen e fundit dhe bëhet gati kështu për t’u përballur me durrsakët.
Për këtë sfidë trajneri I ri Hysen Dedja nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Behar Ramadani që vijon fazën e rikuperimit nga dëmtimi që ka pësuar në tendintë, ndërsa edhe Junior është në dyshim.
Sulmuesi nuk u stërvit dje me skuadrë, por sot është bashkuar me ekipin dhe prezenca e tij në fushë është në dyshim. Do të jetë trajneri Dedja së bashku me stafin e tij që do të vendosi nëse do të rrezikojë të hedh nga minuta e parë Junior apo jo, edhe pse ky I fundit ka pasur disa probleme fizike.