
Ndeshjet në Serie A dhuruan tejet emocione. Atalanta mposhti 5-1 Crotonen, në nje ndeshje që nuk u diskutua për asnjë çast fitorja. Nuk mund të mungonte Djimsiti, i cili dhuroi një assist. Bëhet fjalë për golin e dytë të bergamaskëve, ku shqiptari jep një pasim për Palomino.
Milan është befasuar në shtëpi, teksa barazoi 1-1 me Udinesen. Ka qënë pikërisht minuta e 70-të që do ishte fatale për të. Një kombinim mes argjentinasit De Paul dhe brazilianit Becao do ishte si një Knock Out. De Paul kroson dhe Becao dërgon topin në fundin e rrjetës. Në limite, Milani do realizonte me penallti me anë të Kessie.
Në ndeshjet e tjera, Fiorentina-Roma u mbyll 1-2, teksa 1-1 u mbyll Derbi Genoa-Sampdoria. Verona nuk e pati të vështirë ndaj Beneventos, me ekipin e Inzaghit që pësoi një disfatë me shifrat 0-3.
REZULTATET:
Fiorentina 1-2 Roma
Atalanta 5-1 Crotone
Milan 1-1 Udinese
Cagliari 1-0 Bologna
Genoa 1-1 Sampdoria
Benevento 0-3 Verona