Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një "2 metrosh" për PARTIZANIN, të kuqtë në sulm për sulmuesin 25-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Një "2 metrosh" për PARTIZANIN, të kuqtë në

Ide Kulibali mund t'i bashkohet Partizanit. Ky është lajmi më i ri që qarkullon në vendin tonë teksa raportohet se klubi i kuq ka nisur negociatat me futbollistin nga Guinea Bisau. Është i gjatë 204 cm dhe momentalisht po luan me skuadrën e Boavista B ku ka arritur të shënojë 6 gola në 10 ndeshje.

Sipas RTSH Sport, drejtuesit e Partizanit kanë nisur bisedimet, por ende s'ka diçka konkrete. Po punohet në dy fronte: Për Karikarin, që nuk ka një përgjigje zyrtare, por edhe për lojtarin e sipërpërmendur.

Kujtojmë që vitin e shkuar Kulibali ishte pranë kalimit te Kukësi, por më pas verilindorët u tërhoqën duke marrë Amildo Balden që nuk la gjurmë në kampionatin shqiptar. Tashmë pritet me interes të mësohet se çdo të ndodhë me Kulibalin. 25-vjeçari po kalon momente të mira në kampionatin portugez, por në ligat inferiore.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga