Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nisma “Emancipimi i stadiumeve”, presidenti i FSHF-së “bën bashkë” tifo-grupet, gazetarët dhe shoqërinë civile

Shkruar nga NEWSPORT
Nisma “Emancipimi i stadiumeve”, presidenti i FSHF-së

FSHF ka nisur së fundmi një nismë interesante të etiketuar “Emancipimi i stadiumeve”. Në lidhje me përmirësimin jo vetëm të numrit të pjesëmarrjes në stadiumet e Shqipërisë, por edhe cilësisë, zyra për shtyp e FSHF-së ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet një debat-diskutim, ku prezent do të jetë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, me praninë e një paneli nga shoqëria civile, politika, media dhe nga tifo-grupet e futbollit.

“Federata Shqiptare e Futbollit organizon nesër, ditën e mërkurë datë 18 janar, ora 11:00 në hotel "Tirana" tryezën e debat-diskutimit:

FSHF dhe EMANCIPIMI I STADIUMEVE!

Me prezencën e Presidentit të FSHF, Z.Armand Duka, Sekretarit të Përgjthshëm z. Ilir Shulku, në këtë tryezë të rrumbullakët, por edhe me praninë të një paneli nga shoqëria civile, politika, media dhe nga tifo-grupet e futbollit kjo tryezë do të ndajë opinionet e saj në lidhje me frekuentimin dhe emancipimin e stadiumeve shqiptare”, lexohet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të FSHF-së për mediat sportive.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga