
Partizani ka nisur përgatitjet në kuadër të takimit të dytë kualifikues për raundin e dytë eliminator të Champions League. Seanca stërvitore ka nisur në orën 19:00 në kompleksin "Internazional", në Pezë-Helmas. Lojtarët e skuadrës janë vënë menjëherë nën urdhrat e teknikut italian Adolfo Sormani. Ajo që vlen të theksohet është mungesa e Idriz Bathës në këtë seancë, pas një shqetësimi muskular që mesfushori kishte. Nuk dihet nëse Batha do të jetë i gatshëm për takimin e së martës, por nëse jo, kjo do të jetë një mungesë e rëndësishme për të kuqtë, pasi mesfusha është reparti që nuk është kompletuar 100 %.
Burime pranë skuadrës bëjnë më dije për newsport.al që skuadra do të udhëtojë ditën e martë drejt Hungarisë, ku do të luajë ndeshjen me Ferencvaroshin.