Në Vlorë, për momentin nuk është aspak një ambint i qetë, pasi “ngërçi” financiar i ka frikësuar të gjithë. Në këto kushte, kjo klimë ka përfshirë edhe kapitenin e skuadrës Tomilav Bushiç, i cili është në “sytë” e trajnerit Bledi Shkëmbi. Tekniku i skuadrës së Teutës i di shumë mirë cilësitë e kroatit dhe për këtë arsye mendon që ta ketë në formacion.
Nëse diçka e tillë do të ndoshte, atëherë sulmi i Teutës do të ishte i një tjetër kalibri, sepse së bashku me Latif, do të ishin të frikshëm për çdo kundërshtar.
E gjithë kjo situatë vjen ngaqë tek Flamurtari ndihen të pasigurt për pagesat dhe drejtuesit ek lubit deri më tani nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të mirëfilltë në merkato. Ndërkaq, në këto kushte, klubet e tjera të Superiores “fërkojnë durat”.