Sporti herë pas herë krijon lidhje me politikën, si jashtë vendit ashtu dhe në Shqipëri. Ndodhë që politika të bëhet pjesë e evenimenteve sportive, ose janë sportistët të cilët i bashkohen asaj, gjatë karrierës ose pas përfundimit të saj.
Basketbollistja e famshme Karolina Kostallari e rritur në Tiranë dhe tek klubi i basktebollit të Tiranës ku më pas kaloi tek klubi i Flamurtarit me të cilin arriti të fitonte trofe të rëndëishëm kombëtar. Kastollari gjithashtu është nderuar nga ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me titullin “Naim Frashëri” për arritjet në fushën e basketbollit.
Sëfundmi basketbollistja duket se ka zgjedhur ta vazhdoj karrierën në një fushë tjetër të jetës, në politikë.
Kostallari është emëruar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, në krye të njësësië administrative nr 10, zona e cila është rritur basketbollistja.
“Kaluam stafetën e Njësisë 10 sot nga Arjan Hamiti te Karolina Kostallari – basketbollistja e famshme e dhe administratore e zonja, teksa Arjani do fuqizojë nismat e shëndetit publik në Bashkinë Tiranë!
Suksese të dyve në sfidat e reja!”, shkruan Erion Veliaj në rrjetin e tij.