Shkumbin Qormemeti padyshim është menaxheri më i suksesshëm shqiptar në arenën europiane. Njeriu që mbushi dikur arkat e Skënderbeut të lavdishëm duke shitur lojtarë si Olayinka apo Benard Berisha, së fundmi kreu transferimin e vitit. Vedat Muriqi, ish-sulmuesi i Besës dhe i Teutës para shumë vitesh, u transferua te Lazio për shifrën e 18 milionë eurove.
Një gjë e mundur u bë e mundur pikërisht nga Qormemeti, i cili nën përfaqësinë shumë futbollistë të njohur, të huaj dhe shqiptarë. Ai është drejtues i "Select Sports Management", kompani me seli në Kosovë që përfaqëson lojtarë të ndryshëm.
14 futbollistë janë nën menaxhimin e agjentit të njohur, vlera e të cilëve shkon afro 20 milionë euro. Bien në sy Jorgo Pëllumbi apo edhe Ernest Muçi i Tiranës që me gjasë në këtë merkato vere do t'i thotë "Lamtumirë" kampionatit shqiptar.
