
Në Shijak e kanë seriozisht për sezonin e ri futbollistik. Erzeni po punon intensivisht në këtë merkato vere dhe Ersil Ymeri është emri i dalë në skenë së fundmi. Mësohet se mesfushori ka arritur akordin me shijakasit për edicionin e ri futbollistik.
Eksperienca e tij në kampionatin shqiptar do ta ndihmojë shumë Erzenin në mesin e fushës. Sezonin e shkuar ai shkëlqeu te Llapi në Kosovë. Në janar u huazua te Kukësi, por te verilindorët munguan hapësirat. Tashmë ka zgjedhur Erzenin dhe siç raporton Abc Neës pritet të firmosë së shpejti.
Poll