
Krisel Prifti është larguar nga Apolonia. 24-vjeçari ka ndërprerë me konsensus kontratën me fierakët për t'u zhvendosur në Angli. Mesfushori, është detyruar të mbyllë këtu aventurën me Apoloninë prej problemeve familjare. I kushtëzuar nga dëmtimet e shumta, lojtari nuk arriti të tregonte potencialin e tij.
Megjithatë për trajnerin Artan Mërgjyshi ishte futbollist i rëndësishëm. Tashmë Prifti është transferuar në Mançester të Anglisë. Nuk dihet nëse do të vijojë futbollin atje në ligat amatore, por tashmë aventura e tij në kampionatin shqiptar ka përfunduar.
Poll