
Takimi i shumëpritur Partizani-Kukësi, do të luhet nesër në orën 19:00 në stadiumin "Selman Stërmasi". Kjo ndeshje është mjaft interesante pasi mban dhe peshën e titullit kampion për këtë sezon të Superligës.
Ky takim do të vijë përmes një transmetimi televiziv unik, të mundësuar nga DIGITALB.+
Kjo ndeshje pritet të jetë si një "Big Brother Sportiv",për faktin se do të jetë e vëzhguar në çdo cep nga kamerat. Digitalb vë në dispozicion një regji e cila do të dirigjojë plot 20 kamera full HD,një kamera dron, 8 replay dhe 2 super sloë mottion.
Çdo duel, çdo detaj, gjithçka ndodh në fushë dhe jashtë saj, do të vijnë në ekranin e SuperSport në cilësinë më të lartë të transmetimit si kurrë më parë në Shqipëri.
Një transmetim i këtyre përmasave aplikohet vetëm në evente elitarë të futbollit në Europë dhe Botë dhe DIGITALB e sjell për kënaqësinë e të gjithë abonentëve të tij këtë fundjavë, për ndeshjen më të rëndësishmë të këtij sezoni. “Big Brother” këtë herë nuk vëzhgon, por ofron një transmetim televiziv special e spektakolar.
Partizani–Kukësi është ndeshja për të mos u humbur.