Federata Shqiptare e Futbollit dhe Universiteti i Sporteve kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi. Në fjalën e tij, numri një i FSHF-së tha se ky është një projekt i rëndësishëm, e ky nuk do jetë i vetmi. Gjithashtu, theksoi se laboratorët e universitetit do të jenë në dispozicion të trajnerëve dhe ekipeve të futbollit. Në fund vjen firma nga Duka dhe rektori i UST-së, Agron Kasa.
Fjala e Dukës:
Kjo ceremoni e firmosjes është fryt i punës së projektit të rektorit të UST-së, për të cilin gjej rastin ta falenderoj për vizionin e tij dhe hapjen e universitet për studentët. Në strategjinë e FSHF-së, kjo do të jetë akoma më shumë.
Kemi inicuar një projekt të ri që financon stafet akademike. Ne kemi shpallur projetin, kemi shpallur aplikiminm. I ftoj të gjithë stafet akademike jo vetëm të sporteve, por dhe të tjerë, pasi ky projekt konsiston në financimin e këtyre studimeve me vlerë 20 mijë euro.
Unë besoj se të gjitha këto që do t'i shërbejnë shoqërisë në përgjithësi dhe sportit në veçanti. Është ditë e rëndësishme sespe është fryt i punës së ekspertëve. Laboratorët e universitetit do të jenë në dispozicion të trajnerëve dhe ekipeve të futbollit, si dhe do të shtohen lëndët në kurikulimin e studimeve. Do të fillojmë një master për video-analistësh. Do të shoqërohet me programe të tjera në US. Kjo marrëveshje parashikon dhe përmirësimin e infrastrukturës së universitetit nga fondet e FSHF-së, FIFA-s dhe UEFA-s.
