Në këtë merkato vere, Kamza ka qenë ekipi surprizë, pasi ka zyrtarizuar shumë emra të rinj lojtarësh që kanë qënë më parë pjesë e ekipeve të Superligës Shqiptare. Skuadra e trajnerit Raman Ndreu, ditët e fundit ka zyrtarizuar mbrojtësin Mërgim Neziri, mesfushorin Argjend Mustafa, i cili ka qenë pjesë e Partizanit, Laçit dhe Besës.
Së fundmi, drejtuesit e klubit më të ri të Superligës janë vënë në lëvizje për konkretizimin e marrëveshjes me mbrojtësin kroat, Ivan Fustar. Mbrojtësi ka veshur më parë fanelën e Flamurtarit në Superiore. Ai luan si qendërmbrojtjes, është 1.87 m i gjatë. Ka përvojë të gjatë dhe së fundmi është aktivizuar me RNK Splitin në kampionatin kroat.
[gallery columns="1" size="full" ids="134153"]