Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot ndeshjen e mbetur për grupin A. Partizani B do presë në Pezë-Helmës skuadrën e Burrelit për javën e 12. Fitorja e djeshme e Dinamos në transfertë ka bërë që matjanët të kërkojnë tri pikët, nëse duan sërish kreun në kategorinë respektive.
Ndeshja me Demat e Dritan Mehmetit do vijë drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 13:30. Sfida e kaluar për Partizanin B ishte me Besëlidhjen, me të kuqtë që morën një barazim 1-1 në transfertën lezhjane. Nga ana tjëtër, Samuel Nikaj e ka cilësuar këtë duel si finalen e sezonit për Burrelin.

Poll