Vasil Shkurtaj është një nga lojtarët kryesor të Kukësit këtë sezon. Sulmuesi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e verilindorëve pasi I përfundon kontrata dhe nuk ka rinovuar. Në një intervistë për “Ora Skaner”, Shkurtaj zbuloi se nesër mund të firmosi kontratë me klubin e ri.
“Sfidën ndaj Luftëtarit duhet ta marrim me seriozitet pasi herën e kaluar lamë pikë që ka ndikuar edhe tani. Duhet të futemi në fushë për të marrë 3 pikët e plota. Trajneri Shehi ka punuar shumë si nga ana fizike, por edhe psikologjike dhe të japin atë që kërkon ai në fushë”.
E ardhmja? “Marrëdhënia ime me klubin është shumë e mirë dhe dëshira ime është të luaj sezonin tjetër jashtë pasi nuk ka çfarë tjetër të më japi kampionati shqiptar. Dua të ndihmoj skuadrën për të fituar kampionatin dhe Kupën këtë sezon.
Nuk mund të them skuadrën e re tani edhe pse nuk dua të bëj publike. Ka të bëj edhe aspekti financiar, por nuk është vetëm kjo pjesë. Besoj se I kam të gjithë mundësit për të luajtur në një kampionat më të madh se Superliga. Tani jam më I pjekur dhe duhet të kisha ardhur më shpejt në Shqipëri pasi më kanë vlerësuar shumë.
Kushtet në Shqipëri janë shumë mbrapa se vendet e tjera. Jemi në 2020 dhe duhet të ndryshojnë shumë gjëra këtu. Nuk e prisja që niveli I futbollit të ishte në këtë gjendje dhe besoj se do të rritet akoma më shumë me talentët që ka këtu. Gjysma e kampionatit shqiptar mund të luajë në Greqi, por sa herë të luash mirë do jesh lartë, por sa herë luan keq do të thon je shqiptar”.