
Vendimtar për Skënderbeun këtë sezon, Dejvi Bregu nuk e vë aspak në dyshim se klubi korçar ka dominuar në ndeshjet e fundit, aty ku ka ardhur edhe kthesa. Vlonjati I sulmit të "Ujqërve", në një intervistë për "RTSH Sport" ka treguar lidhur me ndryshimin e vitit 2020 te Skënderbeu, duke u kuptuar gabimet e së shkuarës. 24 vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për t'u larguar nga Shqipëria, gjë që ia lë në dorë presidentit Takaj.
"E kemi nisur mirë vitin 2020. Veç rezultateve në këto tre ndeshjet e fundit, duke filluar me Laçin që kemi dominuar në lojë, por nuk kemi marrë rezultat. Ajo që kërkohet është vazhdimësia e lojës dhe më pas besoj se rezultatet do të vijnë. Kemi kuptuar gabimet e dy fazave të para dhe kjo ka qenë gjëja më kryesore për këtë ndryshim drastik në vitin 2020.
E ardhmja? Kam biseduar me presidentin për situatën time. Ja kam lënë në dorë atij. Kemi një raport shumë të mirë dhe besoj se do i japë ai zgjidhje. Nuk mund të jap emra sepse siç e thashë është në dorë të presidencës. Ndeshja me Teutën është shumë e vështirë. Ata kanë një ekip shumë serioz dhe kompakt. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja palët. Do të hyjmë të mobilizuar dhe të bindur për fitore", mbylli deklaratën vlonjati Bregu.