Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndryshime të mëdha te VLLAZNIA, administratori i skuadrës drejt largimit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshime të mëdha te VLLAZNIA, administratori i skuadrës drejt

Te Vllaznia tashmë ka nisur një "erë e re". Me afrimin e sponsorit Alban Xhaferrit çdo gjë ka ndryshuar e kjo shihet nga afrimet e bëra në merkato, mënyrën e re se si funksionin klubi.

Por duket se ndryshimet do të prekin edhe administratorin Suad Lici që deri më tani ka qenë ndër personat që ka pasur vendimarrje në çëshje të ndryshme te Vllaznia.  Me ardhjen e Xhaferrit çdo gjë ka ndryshuar pasi është ky I fundit që ka marrë në dorë situatën dhe duke parë këtë gjë Suad Lici pritet të largohet nga klubi.

"Sporti nga Bajraktari", bën me dije se Lici nuk kërkon të jetë një kukull te Vllaznia dhe me vendimet që merren vetëm nga Xhaferri bën që administrtori Lici të largohet. Në ditët në vazhdim pritet të zbulohet më shumë rreth kësaj çështje dhe në klub mund të ketë një administrator të ri që mund të vendoset nga vetë Xhaferri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga