Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndryshime në stafin teknik, te VLLAZNIA mendojnë për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshime në stafin teknik, te VLLAZNIA mendojnë për të

Paulin Ndoja është rikthyer në stafin teknik të Vllaznisë. Bëhet fjalë për legjendën shkodrane, i cili ka pranuar ofertën e drejtuesve kuqeblu për të përgatitur portierë të rinj të akademisë.

Lekiqi është bërë pjesë e skuadrës së parë dhe kësisoj, Ndoja do të jetë njeriu që do të përgatisë të rinj të talentuar, pse jo, në një të ardhme të mund t'i shërbejnë ekipit të parë.

"Pas një shkëputje disamujore, Paulin Ndoja rikthehet sërish të punojë tek Akademia Vllaznia. Nga dita e sotme ai ka nisur punë si përgatitës i portierëve të saj. Jemi të bindur se me përvojën e tij 32 vjeçare në këtë detyrë, mjeshtri Ndoja do të japë ndihmën e duhur për përgatitjen e portierëve të së ardhmes për Vllazninë.

Pas kalimit të Ideal Lekiqit në stafin e ekipit të parë, ky vend kishte mbetur bosh dhe thirrjes së drejtuesve të klubit për të marrë këtë detyrë, mjeshtri Ndoja i është përgjigjur pozitivisht dhe nga sot ka nisur zyrtarisht punën pranë Akademisë Vllaznia", shkruhej në njoftimin e klubit të Vllaznisë.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga